'Ose Asociacion ose rishikim të kufijve'

'Ose Asociacion ose rishikim të kufijve'

Aktuale June 18, 2019 - 23:33
Lexo tjera detaje

Profesori i të Drejtës Evropiane, Emrush Ujkani, ka thënë se Kosova ndodhet para dy çështjeve ku duhet të bëjë një zgjedhje.

Ai ka thënë në Zona B se Kosova ose duhet të zgjedhë që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ose të pranojë ndryshimin e kufijve, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshja e re nënkupton ose zbatim të ASK-së ose të shkojmë në rishikim të kufijve. BE është e vërtetë që ka vendos mendjen për ruajtjen e tërësisë territorial të Kosovës”, ka thënë Ujkani.

“Por marrëveshja gjithëpërfshirëse, e detyrueshme ligjërisht nënkupton dy skenarë të mundshme, ose ASK të 2013 – që nuk besoj në vendimin e Gjykatës Kushtetuese – ose nuk ka mundësi të jetë ndryshe dhe opsioni tjetër është i ditur, rishikimi i kufirit”.