Ramë Bujës i figuron emri te anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së, dy vjet më parë kishte dhënë dorëheqje

Ramë Bujës i figuron emri te anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së, dy vjet më parë kishte dhënë dorëheqje

Aktuale qershor 18, 2019 - 21:02
Lexo Detajet

Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës, vetëm dy vjet pasi dha dorëheqje të parevokueshme.

“Qofsha i gabuar”, kishte shkruar në letrën e tij të dorëheqjes Ramë Buja, kur kishte folur për degradimin që, sipas tij, e kishte kapluar PDK-në.

Kjo kishte ndodhur në verën e 2017-ës kur njëriu i PDK-së që nga themelimi i saj kishte vendosur të largohej nga partia e Veselit, shkruan Express.

PDK-ja ka mbajtur konventën e nëntë zgjedhore e në listën e Këshillit Drejtues të PDK-së figuron edhe emri i Ramë Bujës.

Buja ka marrë 373 vota.

E dy vjet më parë ai thoshte se po jep dorëheqje të pakthyeshme nga PDK-ja, pasi sipas Bujës, nuk i ka mbetur vend e hapësirë.

“Jap dorëheqje të pakthyeshme nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës me keqardhje të madhe dhe dimbje të pamatshme! Arsyet janë objektive dhe të shumta e të shumkohëshme, që nuk dua ti përmend në këtë rast, por vetëm të ju bëjë me dije se, këtu pushon angazhimi im në kreun e kësaj partie, ku isha njëri nga themeluesit e saj dhe në të cilën investova mundin dhe përpjekjet e vazhdueshëm, pothuaj dydekadëshe, dhe ku tani nuk më mbeti më vend as hapësirë për veprim e kontribut”, thuhej në letrën të cilën Buja ia kishte dorëzuar partisë.

Edhe vëllai i Ramë Bujës, Shukri Buja kishte dhënë dorëheqje nga PDK-ja, për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate.