Lekaj: Prokurori i Hagës më premtoi jetë më të mirë larg Kosovës, vetëm që të dëshmoj kundër Ramushit

Lekaj: Prokurori i Hagës më premtoi jetë më të mirë larg Kosovës, vetëm që të dëshmoj kundër Ramushit

Aktuale June 17, 2019 - 22:34
Lexo Detajet

Ish-luftëtari i UÇK-së, Anton Lekaj, i njohur si “Pinqo” ka thënë se prokurorët e Hagës i kanë kërkuar që të dëshmojë kundër Ramush Haradinajt, gjatë kohës që ai po gjykohej.

Lekaj thotë se e ka takuar një prokuror të Hagës dhe ai i ka kërkuar që të dëshmojë kundër Haradinajt në këmbim të një jete më të mirë larg nga Kosova.

“Ka ardhë prokurori Hockey dhe më ka thënë veç thuaj diçka çka të kish. Më ka ofruar mundësi që të largohem në Amerikë. I kam thënë se nuk dëshmoj rrejshëm”, ka thënë ish-luftëtari i UÇK-së në T7.

“Kur e panë që nuk dua të flas, më thanë me nervoz se kjo mund të të kthehet”, ka thënë Lekaj.