Kelmendi për Morsin: Mik i madh i Kosovës

Kelmendi për Morsin: Mik i madh i Kosovës

Aktuale qershor 17, 2019 - 20:53
Lexo Detajet

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur sot në gjykatë. Sipas raportimeve të mediave shtetërore të Egjiptit, ish-presidenti fillimisht ishte alivanosur, e më vonë kishte ndërruar jetë.

Morsi ishte zgjedhur president i Egjiptit në mënyrë demokratike pas “Pranverës Arabe” në vitin 2011.

Për vdekjen e tij ka shkruar kryetari i partisë Fjala përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Kelmendi e quajti Morsin “mik i madh i shtetit të Kosovës”. Ai gjithashtu i bëri edhe një koment karrierës dhe veprimtarisë së tij “Jetove si burrë, ndërrove jetë si burrë”.

Kelmendi nuk harroi ta cilësoi Al Sisin si diktator i cili në vitin 2013 e kishte rrëzuar nga pozita presidenciale të ndjerin Morsi.

Krejt në fund të postimit, Kelmendi bëri lutje për ish-presidentin dhe tha se ai ishte mik i madh i shtetit të Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kelmendit: