Scott takohet me Kamberin, bisedojnë rreth sfidave të shqiptarëve në Serbi

Scott takohet me Kamberin, bisedojnë rreth sfidave të shqiptarëve në Serbi

Aktuale qershor 17, 2019 - 20:34
Lexo Detajet

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott ka takuar sot kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Në këtë takim ambasadori Scott me Kamberin kanë diskutuar për sfidat e shqiptarëve në Bujanoc.

Këtë e ka bërë të ditur vet ambasadori Scott përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Një bisedë e mirë me kryetarin e komunës së Bujanocit mbi sfidat me të cilat ballafaqohet pakica shqiptare në jug të Serbisë, tekstet shkollore, infrastruktura, punësimi, njohja e diplomave universitare…”, ka shkruar ambasadori Scott.

Kujtojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës pavarësisht arritjes së marrëveshjes së njohjes së diplomave, ende ballafaqohen me mosnjohjen e tyre.