Haziri akuzon partitë tjera për përleshjet serike në LDK

Haziri akuzon partitë tjera për përleshjet serike në LDK

Aktuale June 17, 2019 - 17:34
Lexoni detajet

Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për rrahjen në nëndegën e LDK’së në Mat dhe për mbledhjen e sotme të LDK’së.

Ai tha se nuk ka ndonjë vendim eksplicit për largimin e Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit.

“Vendimi nuk është eksplicit, nuk ka vendim me u largu, ne nuk e kemi pranu askënd sepse kanë shkaktuar garë joparimore, me vendim shumë të qartë  janë larguar ata të cilët kanë kandidatura të vetëshpalluara”, tha ai në RTK.

Nënkryetari i LDK’së sërish i ka akuzuar partitë tjera për rrahjet serike të LDK’së.

“Në nëndegen e Prishtinës është parë djali i funksionarit të AAK’së,  është pa si njeri i dhunës,  në Mitrovicë janë njerëz  të AKR’së, edhe rasti i Koshares në Ferizaj, funskionarët nuk mujnë më përqa LDK’në”, u shpreh ai.