Mitropoliti Amfilohije: Vuçiqi është tradhtar, ai do ta japë Kosovën

Mitropoliti Amfilohije: Vuçiqi është tradhtar, ai do ta japë Kosovën

Aktuale June 16, 2019 - 17:10
Lexo Detajet

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije, ka thënë sot se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është një ‘tradhtar’, pasi sipas tij ai do të dorëzohet dhe do ta jap Kosovën përfundimisht.

“Vuçiq është një tradhtar, për shkak se sipas sjelljeve dhe veprimeve të tija ai do ta tradhtojë Kosovën”, ka thënë Amfilohije për agjencinë e lajmeve nga Podgorica ‘Vijestima’.

Ai ka treguar se për këtë çështje ka pasur edhe një konflikt ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe presidentit Vuçiq, gjatë një takimi të mbajtur në muajin maj në Beograd.

Vuçiq edhe më herët është përplasur me krerët e Kishës Ortodokse, të cilët kanë kundërshtuar idenë e tij për korrigjim të kufijve.

Kreu i shtetit serb u kishte thënë atyre, se nuk është mirë që institucionet fetare të përzihen në politikë, dhe se është mirë që t’i shikojnë punët e tyre.