Rama: Amerika ia futi këmbët në një këpucë opozitës, ka frikë nga reforma në drejtësi

Rama: Amerika ia futi këmbët në një këpucë opozitës, ka frikë nga reforma në drejtësi

Aktuale qershor 15, 2019 - 21:08
Lexoni detajet

Kryeministri Edi Rama nga Kolonja ku po vazhdon fushatën elektronike të zgjedhjeve të 30 qershorit, u shpreh se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi dhe po kërkon ta ndalë atë.

“Ju e dini shumë mirë se kush janë këta. U përpoqën që ta ndalin reformën në drejtësi. Erdhën atje në radhë sepse Amerika ua futi këmbët në një këpucë. Ua dhamë gjysmën e qeverisë.

Çfarë duan këta, të marrin gjithë qeverinë? Në emër të kujt t’ua japim. Nuk kemi si t’ua japim. BE do që të implementohet reforma”, shkruan TPZ.Al.

Kujtojmë se Shqipëria ka hyrë në një krizë të thellë politike veçmas pas vendimit të fundit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e 15 qershorit si datë të Zgjedhjeve Lokale në Shqipëri.