Veseli: Po ua jap fjalën, me kryetar Uran Ismailin nuk do të ketë më katrahurë në Prishtinë

Veseli: Po ua jap fjalën, me kryetar Uran Ismailin nuk do të ketë më katrahurë në Prishtinë

Aktuale June 13, 2019 - 22:16
Lexo Detajet

Nënkryetari i PDK-së dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili është edhe zyrtarisht kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

E kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se me Ismailin kryetar, do të transformohet Prishtina në një kryeqytet të mirëfilltë për qytetarët.

“Po jau jap fjalën, atë ditë kur qeverisë Uran Ismaili, kjo katrahurë nuk do të jetë më. Pra jam i bindur që Urani është zgjidhja e duhur për Prishtinën. Prishtina sot nuk ofron mundësi as për fëmiun as për të riun, as për nënat, as për baballarët. Sot pas 20 viteve vetëm kur ka ardhur Uran Ismaili ministër i Shëndetësisë kemi iniciativën e tij që të ndërtohet Spitali i Prishtinës”, tha Veseli, përcjell zeri.info.

Ndërsa Ismaili ka thënë se me të kryetar do të jetë një Prishtinë ashtu siç kanë dëshirë ta shohin prishtinasit.

“Kur ne nuk jemi të organizuar Kosova ngecë. Prishtina ka ngecë në dorën e atyre që e kanë pa vetëm si bazen të votave, kanë kriju vota vetëm duke e sha PDK-në, por jo tuj kriju vlerë të re për Prishtinën. Prishtina ka nevojë për ndryshim. Krejt çka duhet është me shku me i pa fshatrat dhe qytetarët që migrojnë dhunshëm në Prishtinë. Por ne jemi këtu për një organizim që do të sjell Prishtinën ashtu siç kanë dëshirë ta shohin prishtinasit”, tha Ismaili.