Thaçi për mediumin spanjoll thotë se Katalonia nuk është Kosovë, jep arsye pse Spanja duhet ta njeh Kosovën

Thaçi për mediumin spanjoll thotë se Katalonia nuk është Kosovë, jep arsye pse Spanja duhet ta njeh Kosovën

Aktuale June 13, 2019 - 21:11
Lexo Detajet

Presidenti Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje Spanjës që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Spanjës “EFE”, e cila ka ndikim të madhe edhe në Amerikën Latine ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Spanja.

“E ftoj Spanjën që të na njohë, meqë ky do të ishte vendim i drejtë. Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Millosheviqit”, kujton ai, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Kosova ka luftuar për ekzistencë, derisa ndërhyrja e NATO-s ishte një ndërhyrje humanitare për të mbrojtur civilët.

“Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalunja nuk është Kosova”, ka theksuar Thaçi në këtë intervistë, e cila është transmetuar në shumë media të Amerikës Latine.

Sipas EFE-s, për vite të tëra, regjimi i Millosheviqit aplikoi politika represive kundër shumicës shqiptare të Kosovës.

Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, proces, i cili nuk duhet të kushtëzohet nga Serbia.

“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte nga ana e Serbisë, sepse një dialog ka vërtet kuptim kur nuk është i kushtëzuar”, thotë Thaçi.

Thaçi, sipas EFE iu referohet tarifave 100% të vendosura disa muaj më parë nga Prishtina për produktet serbe, në përgjigje të veprimeve nga Beogradi për të penguar integrimin e mëtejshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është INTERPOL-i.

“Tarifat janë një vendim i një shteti sovran, janë të drejta, të ligjshme, nuk do të hiqen dhe duhet të respektohen”, thotë Thaçi, duke i bërë thirrje BE-së që të “veprojë në një mënyrë të unifikuar dhe të koordinuar me SHBA-në për të përfunduar procesin këtë vit”.

KËTU mund ta gjeni intervistën e plotë.