Befasia që Bill Clinton u bëri disa politikanëve dhe aktorëve kosovarë (Foto)
Foto: Laura Hasani

Befasia që Bill Clinton u bëri disa politikanëve dhe aktorëve kosovarë (Foto)

Aktuale qershor 11, 2019 - 19:47
Lexo tjera detaje

20 vite më parë, si president i SHBA-ve, Clinton kishte nisur ushtrinë amerikane për ta çliruar Kosovën, kurse sot, 20 vite më vonë, Clinton pritet si hero në shtetin e pavarur të Kosovës, për të cilin bëri shumë për ta çliruar. 

Ish presidenti amerikan duket se po i pëlqen shumë vizita në Kosovë. Në ditën e parë të qëndrimit në Prishtinë, presidenti Clinton takoi krerët e vendit dhe madje u deklarua edhe për media. 

Por, një tjetër gjë që ra në sy, është bashkëveprimi i presidentit të 42-të të SHBA-ve me politikanët dhe artistët kosovarë në rrjetet sociale. 

Kanë qenë të shumtë ata që kanë shkruar për vizitën e presidentit Clinton në Kosovë në twitter, mirëpo presidenti amerikan ka zgjedhur disa nga më të veçantat për të “pëlqyer”. 

Është statusi i deputetes së LDK-së Vjosa Osmani që i ka rënë në sy ish presidentit amerikan dhe të cilin ai e ka pëlqyer. 
Po ashtu, ish lideri i shtetit më të fuqishëm në botë, ka pëlqyer edhe statusin e ministrit Behgjet Pacolli.

“Mirë se vjen president Clinton. Kosova është sot një storie e juaja e suksesit në shtetkrijim”, ka shkruar ndër të tjera ministri Pacolli.

Ndërkohë, aktori Fatmir Spahiu ka shkruar. “Welcome home Mr. President”, ka shkruar aktori Spahiu. 

Kurse, një prej përshëndetjeve që i ka rënë në sy presidentit amerikan, është edhe ai i anëtarit të PDK-së dhe këshilltarit të ministrit Ismaili, Kushtrim Shkodra.

“E pashë atë përsëri nga një distancë e afërt. Presidenti Clinton sapo erdhi në Prishtinë.

Heroi i lirisë së Kosovës dhe paqebërësi në botë. Mirë se vjen në shtëpi president Clinton”, ka shkruar Shkodra./ZËRI

Image

Image

Image

Image

Image