Thaçi se dëgjon Vuçiqin, flet shqip edhe pse iu kërkua të mos flas

Thaçi se dëgjon Vuçiqin, flet shqip edhe pse iu kërkua të mos flas

Aktuale June 07, 2019 - 13:45
Lexoni detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë Bratisllavë të Sllovakisë në “Forumin e Bratisllavës”, konferencë ndërkombëtare e organizuar nga “GlobSec”, ku po merr pjesë edhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, raporton “Zeri.info”.

Në këtë konferencë derisa presidentit Thaçi iu tha që mund të flas edhe në gjuhën shqipe, presidenti serb, Vuçiq kërkoi që ai të flas anglisht.

Mirëpo këtë kërkesë të Vuciq nuk e përfilli presidenti Thaçi pasi ai fjalën e tij e filloi në gjuhën shqipe.

Në këtë forum po bisedohet me theks të veqant për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve/ZERI