Daçiq takon shefin e UNMIK’ut, i thotë të flitet në OKB për aksionin e Veriut

Daçiq takon shefin e UNMIK’ut, i thotë të flitet në OKB për aksionin e Veriut

Aktuale June 03, 2019 - 19:56
Lexoni detajet

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe kreut të UNMIK’ut, Zahir Tanin.

Gjatë takimit, është folur për aksionin e Policisë së Kosovës në Veri ku u arrestuan 19 zyrtarë policorë nën dyshimet për kontrabandë dhe krim të organizuar, e ndër ta edhe një zyrtar rus i UNMIK’ut. Sipas institucioneve kosovare, ai e ka penguar policinë gjatë aksionit.

Daçiq shprehu shqetësimin e tij dhe bëri ankesë që policia e Kosovës përdori forcë të pavend ndaj popullit serb por edhe ndaj anëtarëve të stafit të OKB’së.

Tutje, ministri serb tha se pret që misioni i OKB’së në Kosovë të vazhdoj në bazë të rezolutës 1244.

Në fund, kryediplomati serb tha së është e rëndësishme që në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të flitet rreth aksionit në veri.