Haradinaj: Autostrada është rrugë e miqësisë në paqe

Haradinaj: Autostrada është rrugë e miqësisë në paqe

Aktuale May 29, 2019 - 12:36
Lexoni detajet

Në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj. I pari i ekzekutivit në fjalën e tij para të pranishmëve deklaroi se kjo autostradë është e një rëndësie të veçantë për zhvillim strategjik dhe ekonomik të Kosovës, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Lekaj: kemi ndërtuar autostradën më të mirë në rajon

“Është privilegj i jashtëzakonshëm të jemi pjesë e kësaj ceremonie madhështore. Jemi bashkë me ju gëzuar kësaj vepre madhore”, ka thënë ai.

Ai ka kujtuar edhe rrugëtimin e kosovarëve drejt Maqedonisë së Veriut në kohën e luftës në vitin 99’. Ai tha se kjo do të jetë rrugë e miqëdisë së dy vendeve tani në paqe.

“Autostrada është bërë me para të taksapaguave. Jem munduar që procesi të shkojë në rregull. Kosova po ec me guxim në infrastrukturës. Jemi duke i përfunduar tre rrugët në drejtimjn e Serbisë”, ka thënë ai.

Të pranishëm tjerë në ketë ceremoni ishin edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj si dhe personalitete tjera shtetërore./Zëri