Shefi i ushtrisë malezeze, nesër në Kosovë

Shefi i ushtrisë malezeze, nesër në Kosovë

Aktuale May 26, 2019 - 23:54
Lexo Detajet

Gjeneral Brigade Dragutin Dakic, njëherësh shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Të Armatosura të Malit të Zi do të zhvillojë nesër një vizitë në Kosovë.

Dragutin Dakic do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes me fillim nga ora 09:00.

Pas përfundimit të kësaj vizite në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralët Rama dhe Dakic do të mbajnë edhe një konferencë për media.