SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

Aktuale May 26, 2019 - 22:15
Lexo Detajet

Garda Kombëtare e Uajomingut do të dërgohet këtë javë në një mision paqeruajtës në Kosovë.

Zyrtarët e Gardës Kombëtare thonë që kjo është hera e parë që një garnizon i Uajomingut është duke u dërguar në ndonjë mision jashtë shtetit që prej vitit 2016.

Por ndalesa e parë e grupit do të jetë në Fort Bliss të Texasit për disa trajnime shtesë.

Ushtarët që do vijnë në Kosovë do jenë nga shtetet amerikane të Kolorados, Montana, Utah dhe Uajoming.

Nuk është bërë e ditur se sa ushtarë do të zbarkojnë në Kosovë gjithsej.