Analistët politikë flasin për zgjedhjet e parakohshme

Analistët politikë flasin për zgjedhjet e parakohshme

Aktuale May 25, 2019 - 23:27
Lexoni detajet

Derisa LDK e Vetëvendosje kanë nisur takimet për bashkërendimin e hapave për mocion mosbesimi për Qeverinë, analistët po konsiderojnë se opozita e ka të vështirë t`i sigurojë votat për rrëzimin e qeverisë.

Aktualisht partitë opozitare llogaritet t’i kenë 56 vota, përfshirë edhe PSD-në, kurse për rrëzimin e qeverisë duhen 61 deputetë.

Analisti, Rrahman Paçarizi thotë se opozita do ta ketë shumë të vështirë t’i sigurojë votat për rrëzimin e Qeverisë.

Këtë e thotë edhe Artan Murati nga KDI, i cili thotë se votat e tjera mund të arrihen nga Lista Serbe.

Sipas Muratit do të duhej të kishte dakordim mes partive opozitare për zhbllokimin e Kuvendit. /Rtk