Kjo është data kur opozita do të ngrihet sërish në protestë

Kjo është data kur opozita do të ngrihet sërish në protestë

Aktuale May 25, 2019 - 23:17
Lexoni detajet

Pas përmbylljes së protestës së gjashtë, duket se opozita e bashkuar nuk do të ndalet me kaq.

Është vendosur që më datë 31 maj të jenë sërish në shesh.

Kjo është data kur opozita do të mbajë protestën e shtatë kombëtare.

Ende nuk dihet nëse opozita do të vijojë me protestat ashtu siç ndodhi ditën e sotme, pa incidente.

Ajo që vlen të përmendet është fakti që sot pati vetëm një përplasje të vogël tek parlamenti me përdorimin e shashkave dhe disa gurëve, ndërsa policia u përgjigj me ujë.

Përgjithësisht protesta kaloi paqësisht, ndërsa Basha në përfundim të saj u shpreh se zgjidhja e krizës vjen me largimin e Edi Ramës./Express