Tadiq: Mashtrimi dhe propaganda, ky është plani i Vuçiqit për Kosovën

Tadiq: Mashtrimi dhe propaganda, ky është plani i Vuçiqit për Kosovën

Aktuale maj 25, 2019 - 15:51
Lexoni detajet

Ish presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se prania e opozitës serbe në seancën e Parlamentit të Serbisë, ku do të diskutohet për Kosovën do të ishte shfajësim i presidentit Aleksandar Vuçiq për politikën e tij shtatëvjeçare jo-transparente lidhur me Kosovën, largimin e dialogut në shoqëri për temat e rëndësishme dhe një pjesëmarrje në cirkun e tij.

“Para së gjithash, nuk bëhet fjalë për një seancë kushtuar Kosovës, por për manipulim me  çështjen e Kosovës në mënyrë që të krijohet një iluzion për punën e Parlamentit. Ata që marrin pjesë në këtë manipulim nuk e forcojnë, por e dobësojnë parlamentarizmin në Serbi”, ka thënë sot Boris Tadiq, lideri Partisë Socialdemokrate  dhe ish-president i Serbisë, duke u përgjigjur në pyetjen se pse një pjesë e opozitës nuk do të marrë pjesë në seancën për Kosovën, e cilën vetë opozita e kishte kërkuar.

I pyetur nga mediat serbe nëse ai pret nga presidenti Vuçiq t’u thotë diçka të re deputetëve lidhur me negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se nuk pret diçka tjetër, përveç një demagogjie primitive dhe bartjes së akuzave në pushtetet e mëparshme.

“Fakti se Vuçiqi dhe kjo qeveri qe shtatë vjet nuk kanë bërë publik asnjë plan për Kosovën dhe nuk e hapin këtë temë në Kuvend dhe politikën për Kosovën e orientojnë në bartjen e përgjegjësive me akuza të rreme kundër pushteteve të  mëparshme dhe me demagogjinë më primitive, me siguri nuk do ta pengojnë Vuçiqin për caktimin e seancës mashtruese lidhur me Kosovën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se presidenti serb ka thirrur një seancë mashtrues për Kosovën për faktin se ai cakton atë mbledhjen për këtë temë në kohën kur opozita është duke e bojkotuar  pjesëmarrjen e në Kuvend dhe kur regjimi i Vuçiqit po e humb prezantimin e deritashëm të demokracisë në opinionin ndërkombëtar.

“Është e qartë se plani i tij [Vuçiqit] i vetëm me këtë seancë është një farës propaganduese, kinse për të treguar se nuk është e vërtetë se ai nuk po e hap këtë temë në Parlament. Gjithashtu edhe të tregojë se si opozita është e papërgjegjshme dhe e pa interesuar për tema kyçe nacionale”, tha ai.

Ai gjithashtu tha e  me këtë Vuçiq pretendon “të fshehë hipokrizinë e këtij pushteti , i cili nuk po ndryshon asgjë në atmosferën në Parlament, për çfarë opozita ka nisur bojkotin”.