Koalicioni LDK - LVV po mirëpritet nga qytetarët

Koalicioni LDK - LVV po mirëpritet nga qytetarët

Aktuale May 25, 2019 - 10:11
Lexo tjera detaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, në një intervistë të dhen për gazetën “Zëri” ka treguar se a ka gjasa të një koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së në rast se mocioni të ketë sukses.

Sikur në një të ardhme të afërt do të ketë zgjedhje të parakohshme, sipas Selmanajt bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje është i mirëseardhur.

Zëri: Në rast të mocionit të suksesshëm dhe të zgjedhjeve të parakohshme, a ka gjasa për koalicion mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje?

LEXO EDHE: Selmanaj: Do ta rrëzojmë Qeverinë

Selmanaj: Këto çështje janë tema që do të diskutohen mes dy subjekteve politike për t’i parë modalitetet se si mund të ecim më tutje. Ne me Vetëvendosjen kemi funksionuar mirë në opozitë, kemi bashkërenduar aktivitete të shumta, kemi gjetur gjuhë të përbashkët në tematika kruciale për vendin dhe normalisht një bashkëpunim i mëtutjeshëm do të ishte besoj i mirëseardhur edhe për njerëzit në Kosovë. Duke parë disponimin nga jashtë shihet që njerëzit në Kosovë kërkojnë ndryshime rrënjësore në të gjitha aspektet dhe vetëm një koalicion i shëndoshë mund ta shpëtojë Kosovën. Se a mund të jetë njëri nga ta koalicioni LDK – LVV, duket sikur njerëzit në Kosovë janë duke e përqafuar këtë ide më së shumti. Por kjo gjithmonë mbetet në suaza të vendimmarrjes së strukturave politike të partive politike.