Gecaj: Rrëzimi i Qeverisë do të duhej të bëhej edhe me Listën Serbe

Gecaj: Rrëzimi i Qeverisë do të duhej të bëhej edhe me Listën Serbe

Aktuale May 24, 2019 - 18:57
Lexoni detajet

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë se ky subjekt politik ka qenë i gatshëm tash e një vjet e gjysmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Por për këtë punë duhet të sigurohen 61 numra. Kjo nuk është aq e thjeshtë. Kryetari Mustafa ka pasë takim me Albin Kurtin dhe është paralajmëruara takimi edhe me Shpend Ahmetin. PSD është as mish as peshk – tash kanë shpreh vullnetin që janë të gatshëm që ta rrëzojnë Qeverinë. Kanë disa kushtëzime që nuk janë racionale – për shkak të taksës, me Listën Serbe që është një përgjigje që nuk ka sens politik”, ka thënë Gecaj, njofton Klan Kosova.

“Edhe në partinë time kanë pas disa individë që kanë thënë se ‘nuk e rrëzojmë Qeverinë me Listën Serbe. Por do të duhej edhe me Listën Serbe. Flas personalisht. Nëse kjo Qeveri rrëzohet me votat e Listës Serbe pa kushtëzime nuk shoh asgjë të keqe sepse ata janë deputetë. Është ajo Listë Serbe që është bërë bashkë me të gjitha partitë për rrëzimin e Qeverisë Mustafa”.

Gecaj ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se LDK nga fillimi ka qenë serioze që ta rrëzojë Qeverinë e tanishme.

Sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ai është shprehur: “Sistemi ynë politik është i ndërtuar ashtu që s’mund të qeveriset pa koalicione. Vetëvendosje  na ka sulmuar dhe do të ishte e ndershme që të kërkojnë falje për atë punë. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nëse hyjmë me VV. Nuk kemi thënë sigurt se do të ketë koalicion. Do të shohim pas zgjedhjeve. Është mendim i përgjithshëm në LDK se këtë herë nuk duhet të shkohet në koalicion me PDK-në”.

Sipas Gecajt zgjedhjet e brendshme në LDK kanë shkuar në rregull deri tash dhe se nuk ka pasur konflikte.