Beogradi përgatit kundërmasa ndaj taksës së Kosovës

Beogradi përgatit kundërmasa ndaj taksës së Kosovës

Aktuale maj 23, 2019 - 10:55
Lexo Detajet

Beogradi nuk do të iniciojë arbitrazhin kundër Prishtinës për shkak të taksës për mallrat nga Serbia qendrore, por u vendos aplikimi i kundërmasave, të cilat janë aktualisht duke u rishqyrtuar, shkruan “Novosti”, transmeton zeri.info.

Nga arbitrazhi është hequr dorë, për shkak se, UNMIK-u, i cili në emër të Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s, e shpalli veten jokompetente.

Novosti ka kërkuar përgjigjje nga UNMIK-ut se pse ata e kanë shpallur veten jokompetente në këtë rast, por për këtë çështje nuk kanë marrë asnjë shpjegim.

Një nga kundërmasat Beogradit ndaj Prishtinës mund të jetë ndalimi i kamionëve me mallrat nga Kosova që shkojnë në Bashkimin Evropian.

Në këtë rast, megjithatë, Serbia mund të akuzohet për shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.

“Strategjia jonë e ardhshme kundër taksave nga qeveria e Ramush Haradinaj, do të shqyrtohet sa më shpejt që të premten, kur në Beograd të arrijnë përfaqësuesit politikë të popullit tonë në Kosovë”, shkruan gazeta serbe./Zeri