Thaçi: Sali Berisha ka punuar që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbi

Thaçi: Sali Berisha ka punuar që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbi

Aktuale May 20, 2019 - 23:29
Lexo Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka sulmuar sërish shumë ashpër ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Ai ka thënë që gabimi më i madh i tij ka qenë që e ka trajtuar seriozisht Sali Ramë Berishën.

“Ju ftoj që ta bëni një kolegjium të mjekëve që ta trajtojnë gjendjen e tij, për të cilën unë ndjej keqardhje, jo t’i merrni seriozisht deklaratat e tij”, ka thënë Thaçi në një emision në “Top Channel”.

Thaçi ka thënë se Berisha është argat i Sllobodan Millosheviqit prej 3 dekadash dhe po bën përçarësin e politikës shqiptare, duke përqafuar idetë antikombëtare.

“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviqin që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”.