KQZ-ja  tregon kur do t'i publikojë rezultatet preliminare për zgjedhjet në veri

KQZ-ja tregon kur do t'i publikojë rezultatet preliminare për zgjedhjet në veri

Aktuale May 19, 2019 - 22:23
Lexo Detajet

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në orën 22:45 do t’i publikojë rezultatet preliminare për zgjedhjet në veri, në një konferencë për medie, përcjell zeri.info.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri u zhvilluan sot. Disa rezultate preliminare u publikuan më herët nga Demokracia në Veprim. Sipas DnV-së Lista Serbe është duke udhëhequr bindshëm ndaj partive shqiptare në këto komuna, respektivisht PDK-së e VV-së.

Në Mitrovicën e Veriut siç thotë DNV Lista Serbe ka 95.2% të votave pasuar nga PDK me 3.1% dhe Vetëvendosje me 1.6 %.

Në Komunën e Zubin Potokut Lista Serbe është duke udhëhequr me 94.1%, PDK me 3.1 % dhe VV me 2.8 %.

Edhe në Leposaviq Lista serbe ka 96.4 % të votave, PDK 2.1% dhe VV 1.5 %.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Zveçan atje ku Lista Serbe është duke udhëhequr me 96.4 % të votave të fituara, Vetëvendosje me 2.2 % dhe PDK e cila ka marrë vetëm 1.4 % të votave.