Këta janë të gjithë kandidatët për zgjedhjet në veri

Këta janë të gjithë kandidatët për zgjedhjet në veri

Aktuale May 19, 2019 - 10:18
Lexoni detajet

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Për Mitrovicën e Veriut janë duke garuar tre parti prej tyre dy shqiptare.

Në Mitrovicën Veriore, qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin mes Goran Rakiq nga Lista Serbe, Erdan Atiq nga lëvizja Vetëvendosje dhe Gonxhe Çaushi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa në Zveçan kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë Ilir Peci, nga Lista Serbe Vuçin Jakoviq dhe nga lëvizja Vetëvendosje Avdi Peci.

LEXO EDHE: A do të jap sërish dorëheqje Rakiq?

Për Zubin Potok kandidat nga PDK-ja do të jetë Hyni Mehmeti, nga VV-ja do të jetë Liridona Kahramani dhe nga Lista Serbe Srdjan Vuloviq.

Ndërsa kandidatë në Leposaviq nga PDK-ja do të jetë Shaqir Hetemi, nga VV-ja Fisnik Veseli si dhe nga Lista Serbe Zoran Todiq.

Kryetarët e komunave zgjidhen në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ku ka gjithsej 87 vendvotime dhe e drejta për të votuar është rreth 58,000 qytetarë. /ZËRI