Mesazhet dhe videot: Vëllai i Hajdar Beqës kërkon aksione në kompani për një ankand

Mesazhet dhe videot: Vëllai i Hajdar Beqës kërkon aksione në kompani për një ankand

Aktuale May 17, 2019 - 23:01
Hajdar Beqa, i ka kërkuar 33% të aksioneve të kompanisë për t’i dhënë një ankand në komunën e Gjakovës.

Biznesmeni Hajdar Podrimaj ka paraqitur prova të cilat, sipas tij, dëshmojnë se vëllai i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, i ka kërkuar 33% të aksioneve të kompanisë për t’i dhënë një ankand në komunën e Gjakovës.

Podrimaj ka paraqitur një mesazh telefoni ku Hasan Beqa i shkruan në mesazh me të cilin i kërkon që të shkojë te noteri dhe t’ia bartë aksionet e kompanisë.

Podrimaj ka filmuar edhe bisedat ku diskutohen mesazhet.

Hulumtimi zbardh biseda në mes Hajdar Podrimjes në njërën anë dhe Hasan Beqajt, vëllait të deputetit të PDK-së Hajdar Beqaj në anën tjetër.

Në tavolinën e diskutimit  në mes Beqajt e Podrimes është mundësia që kompanisë të cilën Prodrimja e përfaqëson t’i jepet kontrata për riciklimin e mbeturinave në Gjakovë.

Takimet dhe muhabetet ndodhin për shkak se PDK në Gjakovë udhëheq drejtorinë e Shërbimeve Publike në këtë komunë dhe Beqaj mund të ndikojë tek ai për të lehtësuar punë.

Hulumtimi i këtij skandali ka nisur kur në KALLXO.com është paraqitur Hajdar Podrimja i cili është përfaqësues i kompanisë ‘Gjakova Reciklim’. Kjo kompani në vitin 2017 e kishte fituar ankandin për reciklimin e mbeturinave ndërsa në fund qeverisjes së re të Gjakovës i kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës.

Ndërrimi i pushtetit solli edhe kërkesa të tjera përfaqësuesit e kompanisë pretendojnë se nuk arritën ta nënshkruajnë kontratën për faktin se njerëzit e lidhur me pushtetin e komunës së Gjakovës i kishin kërkuar 33% te aksioneve ne këmbim që kontrata të nënshkruhej.

Për ta dëshmuar këtë skandal Hajdar Podrima thotë se ka prova në mesin e të cilave një mesazh në telefon ku decidivisht i ishin kërkuar 33% e kompanisë.

Video e parë e transmetuar gjatë emisionit është biseda e parë e Hasan Beqës, vëllait të deputeti të PDK-së, me Hajdar Podrimajn, përfaqësuesit të kompanisë “Gjakova Reciklim”, kompani kjo e cila e kishte fituar ankandin mirëpo asnjëherë nuk kishte arritur ta nënshkruajë kontratën.

Beqa: Aty duhet me folë të dytë fjalët njësoj Hajdar se ja fut vetit se unë nuk pranoj që na i kanë lyp se s’na i kanë lyp Hajdar, nuk na i kanë lyp duhet me thanë nërsy tyre që nuk është qashtu pse unë me thanë se nuk është qashtu nuk na i kanë lyp.

Pordimaj: Çka?

Beqa: Nuk na i kanë lyp 33 % kurrë. Kanë thanë merri ti.

Podrimaj: More as mua nuk m’i kanë lyp.

Beqa: As mua s’mi kanë lyp.

Pordimaj: Ti me ke thanë 33 % ose nuk nënshkruhet kontrata.