Prindërit Cenë e Hylë Rexhaj, flasin për tre djemtë që ja falën lirisë së Kosovës

Prindërit Cenë e Hylë Rexhaj, flasin për tre djemtë që ja falën lirisë së Kosovës

Aktuale May 17, 2019 - 11:23
Lexoni detajet

Ndonëse jeta u ka marrë tre copa prej zemrës së tyre, ata po vazhdojnë të jetojnë.

Me kujtime e të fortë Cenë e Hylë Rexhaj po vazhdojnë jetën me ato kujtime që iu kanë mbetur nga tre djemtë e tyre që dhanë jetën për liri.

Thirrja për shpëtimin e atdheut kësaj familje ia mori në lule të rinisë tre djemtë Mehmetin, Hetemin dhe Ajetin.

Të tre ranë dëshmorë për luftën për çlirimin e vendit në luftën kundër armikut.

Prindërit e tyre nga fshati Jabllanicë të Komunës së Pejës për “Telegramisot.com”, kanë rrëfyer për përjetimet e tyre gjatë luftës por edhe në paqe.

Mehmet, Ajet e Hetem Rexhaj përveç angazhimeve ushtarake dhe luftës kundër serbeve ata u angazhuan edhe në furnizim me armatim të Brigadës 133 përgjatë kufirit me Rozhajën. Përgjatë rrugës për tek vendi i quajtur “Maja e Zezë” ata bien në pritë të forcave serbe e ku gjatë luftimit me ta të tre ranë dëshmorë.

E këtë moment më së miri e përshkruajnë prindërit e tyre e që në atë kohë nuk i kishin takuar djemtë e tyre prej disa ditësh.

Lajmin për vdekjen e tyre ata e dëgjuan përmes radios. Në ato ditë të kobshme për familjen nuk munguan fjalët që lajmi për vdekjen e tyre të jetë një mashtrim. E kësaj më së shumti i besoi nëna Hylë. Për të vrasja e tre djemve ishte e pabesueshme, por edhe në ato momente ajo u bë ngushëllim për gratë dhe fëmijët e tre bijve të saj të rënë dëshmorë.

Në anën tjetër pavarësisht dhimbjes ndjenja e krenarisë që dha tre djem për atdheun bëri që Cenë Rexhaj të mos e derdh asnjë lot.

Vrasja e tyre ishte një humbje e madhe si për familjen, UÇK-në ashtu edhe për Kosovën.