Kusari për fotografinë: Sonte humbëse është e tërë Kosova

Kusari për fotografinë: Sonte humbëse është e tërë Kosova

Aktuale May 16, 2019 - 22:42
Lexoni detajet

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Express se fotografia e publikuar nga deputetja Flora Brovina sot në Kuvend gjendet në disa sajte pornografike.

Fotografia ku Brovina tha se është një vajzë kosovare duke u dhunuar nga forcat serbe, del që është e publikuar në sajtet pornografike.

Kusari thotë se me këtë, del humbëse e gjithë Kosova, duke thënë se deputetja e PDK’së ra viktimë me ose pa vetëdije.

Shkrimi i plotë i Kusari-Lilës:

Sonte humbëse është e tërë Kosova ë

Viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë.

Sot viktimë me ose pa vetëdije është edhe Deputetja Flora Brovina. Ajo sot tregoi se për kundër bindjeve dhe punës së saj, prapë se prapë mendimi i dikujt në parti e shtyen të bëjë këtë GABIM që do të duhet muaj dhe vite të tëra të ndreqen (nëse mund të ndreqet).

Sot viktimë është e tërë Kosova, se sot Kuvendi synon të bëhet prokurorë dhe gjyqtarë në sistemin ku kemi rend dhe ligj dhe asgjë nuk u bë për 20 vite, por me rezolutë mundohet të fillohet dënimi i krimeve të luftës në Kosovë.

Sot e njejta parti që udhëhoqi dialogun dhe kurrë nuk ju përmendi krimet në dialog atyre që i kryen, ju hodhi në fytyrë pamjet e tmerrshme të dhunimit makabër popullit të Kosovës, thuase ata duhet të vuajnë ende.

Sot nuk u viktimizuan vetëm viktimat edhe një herë, sot viktimë u bë e tërë Kosova duke e kuptuar prapë sa poshtë kemi ra dhe sa i ulët është niveli i komunikimit dhe garës politike në Kosovë.

Sot viktimë është e tërë Kosova!

#Naplasetzemren