Prokurorja Drita Hajdari fton Flora Brovinën për ta intervistuar
FOTO: Laura Hasani

Prokurorja Drita Hajdari fton Flora Brovinën për ta intervistuar

Aktuale May 16, 2019 - 22:18
Lexoni detajet

Prokuroja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari ka përgënjeshtuar deklaratën e deputetes Flora Brovina e cila tha se prokuroria ka fshehur fotografinë e publikuar nga deputetja, ku shihej një grua shqiptare duke u dhunuar nga 3 ushtarë serb.

LEXO EDHE: Lajmërohet Flora Brovina, tregon se ku e mori foton dhe vendin ku ndodhi dhunimi

Hajdari për Insajderin ka thënë se rasti nuk ishte paraqitur asnjëherë në prokurori dhe se do të zhvillohen hetime lidhur me pohimet e deputetes Brovina.

“Për rastin për herë të parë kam dëgjuar nga media. Pra rasti nuk ishte paraqitur asnjeherë në prokurori e as në polici . Andaj, ishte shqetësuese që kjo foto ishte fshehur nga prokuroria ndërkombëtare dhe ajo vendore nga se kjo nuk qëndron. Lidhur me pohimet e Flora Brovines do të zhvillohet hetim dhe nga ajo do kërkojmë identitetin e viktimës dhe provat të cilat ajo pohon që i posedon. Ndërsa, menjeherë pas daljes së fotove nga portalet e huaja nga lufta e Irakut do kërkoj ekspertizë kibernetike”, ka deklaruar Hajdari.