Limaj: Takimet e Parisit dhe Berlinit nuk e zhvendosin rolin e BE-së në dialog

Limaj: Takimet e Parisit dhe Berlinit nuk e zhvendosin rolin e BE-së në dialog

Aktuale maj 15, 2019 - 21:57
Lexo Detajet

Fatmir Limaj, bashkëkryesues i delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë, ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të dialogojë në qoftë se Serbia nuk ofron njohjen.

Limaj në Klan Kosova ka thënë se Kosova nuk duhet të largohet nga tavolina e dialogut, mirëpo nuk duhet të negociohet në qoftë se nuk ofrohet njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Nëse Vuçiqi thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovës, s’kemi çka me negociu. Negociatat vazhdojnë vetëm nëse ka njohje”.

Limaj gjithashtu ka folur edhe për Samitin e Berlinit dhe atë të Parisit që pritet të mbahet në qershor.

Ai ka theksuar rëndësinë e rolit të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, përderisa ka theksuar se pa BE-në s’ka si të vazhdohet tutje.

“Angazhimi i Gjermanisë dhe Francës është lajm i mirë, tregon seriozitetin dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar zgjidhje në këtij problemi në ketë pjesë të rajonit”.

“Presim që SHBA-të ta kenë rolin e ndihmuesit dhe ky rol të fuqizohet. Kur flasim për SHBA-të nuk e përjashtojmë BE-në”.

“Takimet e Parisit dhe Berlinit nuk e zhvendosin rolin e BE-së në dialog”.

Limaj gjithashtu theksoi se në çfarëdo takimi biletaral Kosovë-Serbi do të jetë pjesë delegacioni shtetëror, përderisa sqaroi se takimet e krerëve shtetërorë të rajonit, si ai i Berlinit, janë normale dhe nuk janë negociata.