Haradinaj: U gëzova në dështimin e disave rreth temave të interesit shqiptar

Haradinaj: U gëzova në dështimin e disave rreth temave të interesit shqiptar

Aktuale maj 15, 2019 - 21:49
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ata që do të shtyjnë nga ndarja e Kosovës do të thellojnë edhe më tepër humbjen.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kompromisi për Kosovën ka qenë Pako e Ahtisarit, dhe se kompromise tjera nuk do të ketë.

I pari i AAK-së ka thënë se Kosova tashmë ka konsoliduar institucionet e sigurisë dhe të gjithë ata që flasin për status-quo “qëllimshëm po duan ta mashtrojnë Kosovën”.

Kryeministri ka thënë se me Presidentin ka raporte institucionale, pasi i ka obligim kushtetues.

“Mirëpres, kur Presidenti prezanton në akademi përkujtimore të organizuara nën patronatin tim”.

Haradinaj ka thënë se është shumë i gëzuar që në tema të interesit nacional, “disa kanë dështuar disa pasi janë munduar të më bindin se është e kryer kjo punë dhe mos humb kohë [korrigjimi i kufirit-shkëmbimi i teritoreve]”.

“Jam shumë i kënaqur që kam lënë duarthatë të gjitha ata. Jo për hatër timin, por të këtij vendi. Ata që kanë hyrë në këtë vorbull, fatkeqësisht një pjesë pa e ditur se çfarë janë duke bërë”, tha ai, përcjell Telegrafi.