Hoxhaj dënon ndalimin e serbëve të Kosovës në kufi me Serbinë

Hoxhaj dënon ndalimin e serbëve të Kosovës në kufi me Serbinë

Aktuale May 11, 2019 - 15:26
Lexoni detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar pas ndalimit të dy zyrtarëve serb të Qeverisë së Kosovës ne pikën kufitare me Serbinë.

“Keqtrajtimi dhe shantazhimi i vazhdueshëm që po u bëhet serbëve të Kosovës nga policia kufitare serbe është pjesë e një kampanje më të gjerë sistematike të Beogradit për frikësimin e atyre që duan të jetojnë në mënyrë paqësore në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ai theksoi se veprime të këtia të njëpasnjëshme kanë për qëllim destabilizimin e rajonit.