Pacolli: Kongo do ta njohë Kosovën këto ditë
Foto: Laura Hasani

Pacolli: Kongo do ta njohë Kosovën këto ditë

Aktuale May 02, 2019 - 12:45
Detajet

Një traktat i mundshëm i paqes me Serbinë, do të mund ti sillte Kosovës njohje të reja, keshtu tha sot Ministri i Punëve te Jashtme, Behxhet Pacolli, raporton gazeta Zëri.

Mirëpo ai theksoi se këto ditë pritet një njohje e re nga Kongo, shtet ne Afrikë.

Ai shtoi se procesi i njohjeve është ngadalësuar për shkak se tash kanë mbetur pa e njohur Kosovën shtete të mëdha dhe sipas tij procesi është pak më i vështirë sepse janë shtete të mëdha me mbi 60 milionë banorë dhe kanë interesa të ndryshme.

“Për njohjet është ndërlikuar procesi bota është ndarë për procese gjeostrategjike. Zambia, Kenia, Uganda, Ruanda, Etiopia, janë shtete që nuk na ka njohur por që e mbështesin Kosovën në shumë procese integruese. Jemi duke punuar me shtetin e Kilit, Argjentinës, Paraguait dhe Brazilit por është pune që do vite për te ardhur deri te njohja. Nëse do te kishim një traktat të paqes me Serbinë do ti hapte rrugë njohjes. Edhe ne Afrikën e Jugut presim njohje nga Kongo këto ditë. Kongo është shtet shume i madh në Afrikë”, ka thënë Pacolli./Zëri