Haradinaj e ripërsërit: Taksa nuk hiqet

Haradinaj e ripërsërit: Taksa nuk hiqet

Aktuale April 27, 2019 - 20:43
Lexoni detajet

Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se “Kosova ka për të kërkuar dëmshpërblime nga Serbia”, edhe pse nuk mendon se kjo çështje mund të adresohet në samitin e ardhshëm në Berlin.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që duhet të zgjidhet, ajo është jetike për viktimat dhe për drejtësinë. Por unë nuk mendoj se kjo do të jetë çështje që do të zgjidhet në Berlin”, ka thënë kryeministri i Kosovës për RTK2.

Sipas Haradinajt, delegacioni i Kosovës ka për të shprehur disa pikëpamje dhe për të dhënë kontribut, por nuk pret që në Samitin e Berlinit do të ketë ndonjë sukses.

Haradinaj ka shtuar gjithashtu se nuk ka ndryshuar nga pozicioni për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues.

Ndërsa në pyetjen se çfarë është një kompromis për qeverinë në Prishtinë, Haradinaj ka thënë se delegacioni i Prishtinës në Berlin nuk shkon me “tregime të vjetra, ndarje apo shkëmbim territoresh”.

“Këto janë histori të shekullit të kaluar. Në Berlin ne do të shkojmë më shumë me atë se si për të zgjidhur çështjet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka përsëritur se “situata rreth taksës do të mbetet e njëjtë”, por se “kjo mund të zgjidhet përmes njohjes”.

Sipas tij, Serbia do të humbiste ndonjë status politik duke njohur Kosovën, por do të fitonte treg dhe kështu një ndikim më të madh në rajon “si një fuqi ekonomike”.