Surroi: Në vende demokratike Komisioni heton Presidentin, te ne Thaçi e hetoi Komisionin

Surroi: Në vende demokratike Komisioni heton Presidentin, te ne Thaçi e hetoi Komisionin

Aktuale April 26, 2019 - 17:21
Lexoni detajet

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, ka reaguar për zhvillimet e sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, dhe tensionet ndërmjet dëshmitarit, presidentit Hashim Thaçi, dhe anëtarëve të Komisionit.

Suorroi ka thënë në një shtet demokratik, një president mund të hetohet nga një Komision Parlamentar, por në shtetin e kapur të Kosovës, Presidenti heton Komisionin.

“Në shtetin demokratik presidenti mund të hetohet nga një Komision hetimor parlamentar. Në shtetin e kapur presidenti i vendit heton publikisht në mbledhjen e Komisionit hetimor parlamentar anëtarët e atij Komisioni”, ka shkruar Surroi.

Ai thotë se në vende demokratike është Kuvendi ai që kërkon përgjegjësi nga një president, dhe jo e kundërta.

“Në demokraci Parlamenti merr në pyetje Presidentin. Në Kosovë, Presidenti merr në pyetje Parlamentin”, ka thënë ai .

Presidenti Hashim Thaçi ka refuzuar sot për orë me radhë që të dëshmojë për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, me pretekstin se Komisioni Hetimor i Kuvendit duhet të sjell një interpretim ligjor nga Zyra Ligjore në Kuvend, se ka të drejtë të angazhojë një ekspert ndërkombëtar