Krasniqi: Strategji e Thaçit që t’i ik temës, po bënë hajgare me komisionin
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: Strategji e Thaçit që t’i ik temës, po bënë hajgare me komisionin

Aktuale April 26, 2019 - 16:18
Lexo tjera detaje

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate në mbledhjen e Komisionit Hetimor në lidhje me rastin e depërtimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova, tha se presidenti Thaçi ka pasur për qëllim që t’i ik kësaj teme, raporton “Zëri.info”.

Krasniqi tha se presidenti Thaçi është duke bërë hajgare me komisionin.

Ai i bëri prapë presidentit pyetjen e njëjtë në lidhje me depërtimin e gjashtë qytetarëve turq, por që presidenti nuk ju përgjigj.

“Prej fillimit strategjia e presidentit ke mi ik temës. Mendoj që e bëri hajgare komplet këtë komision, sa që këtu po na del që qenka shumë i interesuar që të mos shkel ligjin. Po del që është shumë skeptik ndaj ekspertëve ndërkombëtarë derisa ka paguar ekspertë ndërkombëtar me buxhet të Kosovës për të ja bërë autobiografinë e tij. Mos provoni të luani rolin e personit që është super i kujdesshëm që të mos shkelet ligji”, tha ai./ZËRI