Kosnett bën bashkë disa nga deputetët e partive politike

Kosnett bën bashkë disa nga deputetët e partive politike

Aktuale April 24, 2019 - 17:40
Lexo tjera detaje

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Konsnett, ka konfirmuar sot, se e ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe disa deputetë kosovarë.

Kosnett ka pohuar se në këtë takim është diskutuar që të punohet së bashku për arritjen e qëllimeve.

“Alison dhe unë kishim nderin që të mirëprisnim Kryetarin Veseli dhe lidershipin e Kuvendit”.

“Diskutuam për rëndësinë e punës së përbashkët dhe avancimin drejt qëllimeve të përbashkëta dhe që nevojat e qytetarëve të vihen përpara interesave politike personale”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Mbrëmë ka qenë Kadri Veseli që ka konfirmuar se kanë qenë në vizitë te ambasadori amerikan.

Image