Bombarduesit amerikan përsëri po i afrohen Serbisë

Bombarduesit amerikan përsëri po i afrohen Serbisë

Aktuale April 24, 2019 - 11:58
Lexoni detajet

Maqedonia Veriore do të jetë prej 20 majit deri më 15 korrik poligon për ushtrime më të mëdha ndërkombëtare të NATO-s në këtë vend.

Në ushtrime do të marrin pjesë edhe aeroplanët bombardues amerikan B-1B. Këto aeroplanë, të cilët pikërisht para 20 vjetëve e kanë bombarduar RF të Jugosllavisë, do të gjuajnë me bomba në poligonin Krivollak të Maqedonisë Veriore, lajmëron gazeta serbe “Novosti”.

Analisti ushtarak serb Aleksandar Radiq ka deklaruar për gazetën se ushtrimi “Goditja e vendosur 2019” është pjesë e manovrave të mëdha “Engjëlli Mbrojtës”, të cilat po i organizon dhe financon Komanda e Forcave Amerikane në Evropë, në të cilat do të marrin pjesë madje 27 mijë ushtarë.

“Qëllimi parësor i ushtrimeve “Engjëlli Mbrojtës” do të jetë aftësimi i forcave të SHBA dhe aleatëve të tyre nga NATO për reagim të shpejtë në rast krize në hapësirën e cila graviton kah Deti i Zi dhe në Ballkan, për këtë arsye dinamika e ushtrimeve është në territoret e Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore”.

Ai ka shtuar se skenari i ushtrimeve në Maqedoninë Veriore parasheh pjesëmarrjen e dy mijë ushtarëve vendorë dhe po aq ushtarë nga SHBA, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria dhe Lituania, dhe qëllimi është të tregohet se si duket vendosja e paqes.

“Kuriozitet i ushtrimeve është, sipas këtij analisti, se në këto hapësira për herë të parë do të paraqiten aeroplanët strategjik bombardues B-1B të cilët janë përdorur në sulme kundër ish Jugosllavisë në vitin 1999. Ata janë përdorur edhe në Irak dhe Afganistan, dhe shumë rrallë paraqiten në ushtrimet në Evropë, dhe, gjithnjë sipas Radiqit, qëllimi është që bombarduesit strategjikë ta tregojnë fuqinë e tyre në këtë rajon”./Insajderi