Pacolli: Brengosëse se si brenda një periudhe të shkurtër vdiqën dhjetëra të rinj

Pacolli: Brengosëse se si brenda një periudhe të shkurtër vdiqën dhjetëra të rinj

Aktuale April 23, 2019 - 11:44
Lexo Detajet

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut nga shembja e objektit në Mitrovicë.

Pacolli ka përmendur faktin se vdekja e punëtorëve në vendin e punës nga tragjedia në vendin tonë është shndërruar në përditshmëri.

Sipas tij, është për tu brengosur pasi që një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetëra të rijnë.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Vdekja e punëtorëve në vendin e punës nga tragjedia na është shëndërruar në përditëshmëri! Është tejet brengosës për ne si shtet fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetra të rinjë“, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Visar Behrami, 27 vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës është gjetur i vdekur mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Pas gjashtë orësh kërkim, ekipi arrit të gjejë trupin e të riut nën gërmadha.