Drecun: 110 kosovarët e kthyer nga Siria janë xhihadistë dhe do t’i sulmojnë serbët

Drecun: 110 kosovarët e kthyer nga Siria janë xhihadistë dhe do t’i sulmojnë serbët

Aktuale April 22, 2019 - 11:49
Lexoni më shumë detaje

Analistët në Serbi kanë diskutuar për kthimin e 110 personave nga Siria në Kosovë, duke thënë se ata “do të përhapin edhe më tutje ideologjinë radikale”. Kështu ka thënë Milovan Drecun për TV Pink.

Mediat serbe citojnë deklaratën e ministrit të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, i cili ka deklaruar se “kthimi i këtyre familjeve nga Siria është bërë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Kur ata kthehen nga ai rajon, ata nuk do të mundë t’ia dalin në procesin e risocializimit, por sigurisht se do të vazhdojnë të përhapin ideologjinë radikale e cila do të prekë gjithë rajonin. Ata janë të trajnuar nga ushtria për të kryer sulme terroriste dhe kanë kontakte ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, Kosova mund të shërbejë si bazë për rekrutimin e xhihadistëve dhe për kryerjen e sulmeve terroriste. Target i sulmeve janë popullata e krishterë, në veçanti serbët”, ka thënë Drecun.