Dalin rezultatet preliminare nga zgjedhjet në Maqedoninë Veriore

Dalin rezultatet preliminare nga zgjedhjet në Maqedoninë Veriore

Aktuale prill 21, 2019 - 23:37
Lexo Detajet

Janë publikuar rezultatet preliminare nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore.

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski ka fituar 42.68 % të votave, 0.13 % më shumë se kandidatja e Partisë Nacionaliste Maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova, shkruan zeri.info.

Ndërkohë, kandidati shqiptar Blerim Reka ka fituar 10.43 % sipas këtyre rezultateve.

Me këto rezultate do të shkohet në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Aty do të garojnë Pendarovski ndaj Siljanovcka-Davkovës./Zeri/