Edhe Pendarovski shpreson në votat e Rekës në rrethin e dytë

Edhe Pendarovski shpreson në votat e Rekës në rrethin e dytë

Aktuale April 21, 2019 - 23:32
Lexo Detajet

Kandidati për presidenti i partive në pushtet Stevo Pendarovski, pas përfundimit të procesit zgjedhor, në konferencë për shtyp, tha se ai ka marrë mbështetje nga qytetarët e gjitha etnive.

Pendarovski theksoi se në raundin e dytë për kryetar shteti zgjedhja do të jetë më e lehtë, pasi siç tha, dallimi mes tij dhe Siljanovskës tha se është i madh, njofton Telegrafi Maqedoni.

Stevo Pendarovski ju drejtua votuesve të Blerim Rekës dhe votuesve të pavendosur, duke kërkuar mbështetjen e tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Mbështetja për mua ka qenë nga qytetarët e gjitha etnive. Koncepti jonë do të fitojë edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. Shumica e qytetarëve, u deklaruan se duan të shkojnë përpara. Votimi i sotëm ishte në frymë demokratike, pres që kështu të jetë edhe më 5 maj. Pres me padurim të fillojë punën si president, pasi në 10 vitet e kaluara shteti nuk ka pasur president. Zgjedhja në raundin e dytë do të jetë më e lehtë, pasi dallimi mes meje dhe Siljanovskës është i madh.

“Dua t’u drejtohem votuesve të Blerim Rekës dhe votuesve të pavendosur dhe të kërkoj mbështetjen e tyre. Koncepti progresiv duhet të vazhdojë që të jetojmë në stabilitet dhe shtet ekonomik. Do të bisedojmë për këtë edhe në dy javët e ardhshme”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndërsa, nga ana tjetër kandidati shqiptar për kryetar shteti në konferencë për shtyp tha se votat e tij nuk janë për tregti dhe se nuk do ta bëjë një gjë të tillë votat e qytetarëve.

Ndryshe, përveç Pendarovskit edhe Gordana Siljanovska shpreson në votat e qytetarëve që mbështetën Blerim Rekën në raundin e parë.