Garë e nxehtë në Maqedoninë Veriore, Siljanovska-Davkova përmbys rezultatin
Aktuale
April 21, 2019 - 23:17
Lexo Detajet
Janë numëruar mbi 95 % të votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore.
Edhe pse gjatë gjithë kohës ka udhëhequr kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, tani është përmbysur rezultati nga kandidatja e Partisë Nacionaliste Maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova, transmeton zeri.info.
Siljanovska-Davkoka aktualisht ka rreth 140 vota më shumë se kundërkandidati Pendarovski.
Ndërkohë, kandidati shqiptar, Blerim Reka, deri tash ka fituar 10,41 % të votave apo 74970 sosh. Ai sipas të gjitha gjasave ka fituar në të gjitha komunat me shumicë shqiptare./Zeri/