Qemajl Mustafa, kryetar i PDK-së në Gjilan

Qemajl Mustafa, kryetar i PDK-së në Gjilan

Aktuale April 21, 2019 - 19:08
Lexo Detajet

Kuvendi zgjedhor i PDK-së në Gjilan, me shumicën apsolute të delegatëve (197 me 80 vota) e votoi Qemajl Mustafën për kryetar të degës së PDK-së.

Afër 300 delegatë zgjodhën sot organet drejtuese të partisë, duke përfshirë edhe kryetarin e Degës që do t’i prijë PDK-së së Gjilanit në mandatin e ri.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në të gjitha nëndegët e PDK-së në Gjilan, Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së, ka mbledhur delegatët e zgjedhur në sallën e Teatrit të Qytetit, ku u mbajtë pjesa hyrëse, ceremoniale, për të kaluar në pjesën tjetër të votimeve.

Kandidatët, Qemajl Mustafa dhe Flurim Arifi, shkurtimisht paraqitën platformat e tyre para delegatëve dhe po ashtu kërkuan mbështetje.

E, përkrahjen më të madhe e mori kandidati Qemajl Mustafa I cili do t’I prijë degës së PDK-ës në Gjilan gjatë këtij mandati.