Mustafa uron Pashkët: Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona

Mustafa uron Pashkët: Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona

Aktuale April 21, 2019 - 18:08
Lexo Detajet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të besimit të krishterë festën e Pashkëve.

Mustafa përmes një telegrami urimi ka uruar që kjo festë ta shtojë besimin dhe në të njëjtën kohë të sjell paqen.

“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mote ua uroj festën e Pashkëve. Le të sjellë kjo festë paqe, solidaritet dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja”.

“Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona në jetën tonë të përbashkët”, thuhet në urim.