Don Lush Gjergji në meshën e Pashkëve: Duhet mundur sëmundjet e këtij shekulli

Don Lush Gjergji në meshën e Pashkëve: Duhet mundur sëmundjet e këtij shekulli

Aktuale April 21, 2019 - 16:37
Lexo Detajet

Sot është mbajtur mesha e Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Vikari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, ka thënë se përmes së mirës njerëzit mund ta gjejnë Zotin, njofton Klan Kosova.

“Sot mos e prit amshimin e lumtur, sepse nuk do të jetë i lumtur nëse sot ti nuk e bën kalimin. Kaloje e tejkaloje vetveten”.

“Munde në vetvete egoizmin, egocentrizmin, materializmin, i cili po na helmon dhe po na robëron të gjithëve, ateizmin praktik, indiferencën, relativizmin, këto sëmundje të shekullit dhe të kohës tonë”.

“Kush mund të na jep përgjigje në të gjitha pyetje, nëse jo Krishti i ngjallur, nëse jo siguria se nëse jetojmë me Krishtin sot, do të ngadhënjejmë jo vetëm sot e nesër, por edhe në amshimin e lumtur”.

“Vëllezër e motra, ju ftoj të gjithëve që të jeni në kërkim të Zotit, si dashuri, si mirësi, si jetë, si falje, i cili jo vetëm se na ka krijuar, por na përcjell në çdo hap në këtë jetë dhe na pret në amshimin e lumtur. E për ta kërkuar dhe gjetur Zotin, duhet ta kërkojmë njeriun në shëmbëllesë të tij, njeriun vëlla apo motër, njeriun që është parafytyrimi i asaj që është Krishti, ‘çka do që i keni bërë njërit prej më të vegjëlve, ma keni bërë mua”.