Kthimi i 110 personave nga Siria – Kosova në fokusin total të mediave ndërkombëtare

Kthimi i 110 personave nga Siria – Kosova në fokusin total të mediave ndërkombëtare

Aktuale April 20, 2019 - 23:40
Lexoni detajet

Kosova kthen 110 persona nga Siria, përfshirë edhe xhihadistët.

Ky është titulli më i shpeshtë që gjatë tërë ditës është sillur në mediat ndërkombëtare.

BBC,  Euronews, New York Times, Reuters janë vetëm disa nga mediat e famshme ndërkombëtare që kanë raportuar për operacionin e kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.

Ndër detajet e operacionit që përmenden në këta artikuj është edhe aeroplani me të cilin u kthyen këta persona.

BBC shkruan se ai i përkiste ushtrisë amerikane, teksa 110 personat u sollën në Kosovë  pak para kolapsit total të ISIS-it.

Ndër të gjithë këta artikull përmendet edhe konferenca e jashtëzakonshme e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

106 gra e fëmijë pas ardhjes në Kosovë u dërguan në Vranidoll të Prishtinës.

Katër persona që dyshohet se ishin luftëtarë të grupeve terroriste u ndaluan nga organet e drejtësisë. /Lajmi.net

Image 
Image 
Image