Pesë persona të lënduar nga aksidenti në ‘Rrugën e Kombit’, dy në gjendje të rëndë

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në ‘Rrugën e Kombit’, dy në gjendje të rëndë

Aktuale April 19, 2019 - 16:23
Lexoni më shumë detaje

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Milot- Rrëshen, pranë urës së Zogut.

Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes së dy fuoristradave kanë mbetur të palgosur 5 persona, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Të plagosurit janë nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Image