Kërkohet paraburgim për personin i cili abuzoi seksualisht me të miturën

Kërkohet paraburgim për personin i cili abuzoi seksualisht me të miturën

Aktuale April 19, 2019 - 14:25
Lexoni detajet e fundit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet” nga neni 235 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar S.S., ka qenë në arrati që nga 12.04.2019, kurse i njëjti është ndaluar me urdhër të prokurorit, më 18.04.2019.

Po ashtu, ju njoftojmë se, sot, më 19.04.2019, rreth orës 14:00h, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca dëgjimore, për shqyrtimin e masës për caktimin e paraburgimit, të propozuar nga prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.