Tahiri: Vuçiq po i strehon të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit
FOTO: Laura Hasani

Tahiri: Vuçiq po i strehon të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale April 19, 2019 - 14:01
Lexoni detajet

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, ka treguar se kanë shkëputur çfarëdo kontakti me autoritetet në Serbi, sa i përket rastit të vrasjes së politikanit Oliver Ivanvoviq.

Kjo shkëputje e kontakteve ai thotë se ka ardhur për faktin se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i strehon të kërkuarit për vrasjen e politikanit serb.

“E kemi shkëputur çdo lloj bashkëpunimi me palën serbe, për shkak se Vuçiq po i strehon të dyshuarit”, ka thënë Tahiri në një konferncë për media.

Ndër të tjera sa i përket dokumentit të prezantuar dje nga Vuçiq, kinse Rada Trajkoviq ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për rastin e vrasjes, Tahiri ka thënë se një dokument i tillë është vetëm manipulim që po përpiqet të bëjë Serbia lidhur me rastin.

“Ai tashmë po mundohet të manipulojë procesin, përmes dokumentacioneve false”, është shprehur Tahiri.

Në fund ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Serbisë, që të dorëzojnë të kërkuarit për vrasjen e Ivanoviqit.

“I bëjmë thirrje që t’i dorëzojë të gjithë të kërkuarit, për të zbardhur rastin e  vrasjes së Ivanoviqit”, ka thënë ai.